Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket çështjes së gjuhës shqipe dhe tendat e vendosura nga Fronti Evropian, para Gjykatës Kushtetuese, në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Sipas Ibrahimit më 11 dhjetor koalicioni VLEN garanton se nuk do të ndodh asgjë dhe se gjuha shqipe është më e sigurt se asnjëherë më parë.
“VLEN garanton që më 11 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë. Shqipja më e sigurt se asnjëherë më parë!”, ka shkruar Ibrahimi.