Lëvizja popullore në Siri, e cila filloi më 15 mars 2011 kur një grup studentësh shkruan në një mur: “Hej doktor (Bashar al-Asad), tani është radha jote”, ka kulmuar me fundin e sundimit të Partisë Baath në vend pas 61 vjetësh, kur forcat kundër regjimit morën kryeqytetin Damask të dielën.
Grupet e armatosura që rrëzuan regjimin Baath filluan të përplasen me forcat e regjimit në zonat rurale perëndimore të Halepit në mëngjesin e 27 nëntorit.
Fillimisht, këto grupe vendosën kontrollin në Halep dhe më pas morën shpejt kontrollin e qyteteve Idlib, Hama dhe Homs, duke marrë kryeqytetin Damask të dielën në mëngjes.
Anadolu ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të javëve të fundit që çuan në rënien e regjimit të Asadit.
27 nëntor
– Heyet Tahrir al-Sham (HTS) nis një operacion të gjerë në zonat rurale perëndimore të Halepit. Grupe të tjera iu bashkuan HTS-së, që e filloi lëvizjen në qytetin Kabtan Al-Jabal.
28 nëntor
– Grupet e armatosura kundër regjimit konfiskojnë armë të rënda dhe automjete ushtarake të regjimit në rajonet që morën nën kontroll.
– Shumë ushtarë të regjimit u vranë gjatë përleshjeve dhe dhjetëra të tjerë u morën robër.
– Grupet kundër regjimit morën nën kontroll fshatrat Trimbe, Dadikh, Kafr Battikh, Jobas, Shabur dhe Mardih, që ishin nën kontrollin e regjimit të Asadit.
– Forcat kundër regjimit, duke u përplasur me regjimin e Asadit, arritën brenda një kilometri nga periferia e Halepit.
29 nëntor
– Forcat kundër regjimit marrin nën kontroll rrethin strategjik Saraqib në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
– Grupet e armatosura kundër regjimit fillojnë të hyjnë në qendrën e qytetit Halep.
30 nëntor
– Grupet kundër regjimit marrin nën kontroll shumë lagje të Halepit dhe shumicën e qytetit.
– Aeroporti Ndërkombëtar i Haleout i dorëzohet grupit terrorist PKK nga regjimi i Asadit gjatë ditës, por në mbrëmje, grupet kundër regjimit, duke luftuar me terroristët e PKK/YPG-së, e rimarrin atë.
– Grupet kundër regjimit marrin nën kontroll rrethet strategjike Maarrat al-Numan, Khan Shaykhun dhe Jarjanaz në Idlib.
– Grupet kundër regjimit marrin nën kontroll rrugën Munbixh-Halep dhe autostradën M4.
– Grupi terrorist PKK/YPG merr kontrollin nga regjimi në Sheikhnajjar, zona industriale e Halepit; regjimi lë Dayr Hafirin, Maskanan dhe Qafsayin, në jug dhe në perëndim të Munbixhit, nën pushtimin e PKK/YPG-së terroriste.
– Grupet e armatosura kundër regjimit rimarrin rrethin Khan Shaykhun dhe vendosin kontrollin mbi gjithë provincën Idlib.
1 dhjetor
– Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) e opozitës nis operacionin “Agimi i Lirisë” kundër planit të terroristëve të PKK/YPG-së për të krijuar një korridor terrori midis Tel Rifaatit dhe Sirisë verilindore.
– SNA merr kontrollin e qendrës së rrethit Tel Rifaat gjatë operacionit “Agimi i Lirisë” kundër terroristëve të PKK/YPG-së.
– Një demonstratë mbështetëse mbahet në provincën jugore Suwayda, e banuar kryesisht nga komuniteti Druzi, për rimarrjen e Halepit dhe Idlibit nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit.
– Në Al-Tanf, ku janë vendosur forcat amerikane në Homs dhe Deir ez-Zor, Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga SHBA-ja nis një sulm mbi rrethet Al-Bukamal dhe Mayadin.
2 dhjetor
– Grupet e armatosura kundër regjimit avancojnë në provincat Halep dhe Idlib dhe rimarrin 16 zona të tjera të banuara nga forcat e regjimit në provincën Hama.
3 dhjetor
– Grupi terrorist PKK/YPG i mbështetur nga SHBA-ja nis një sulm për të larguar forcat e regjimit të Asadit dhe grupet e mbështetura nga Irani nga shtatë fshatra në lindje të Eufratit në provincën Deir ez-Zor.
– Njoftohet se midis 27 nëntorit dhe 2 dhjetorit, gjithsej 81 civilë janë vrarë dhe 304 civilë janë plagosur në sulmet e kryera nga regjimi i Asadit dhe Rusia në provincat veriore Halep dhe Idlib.
– Forcat kundër regjimit marrin nën kontroll vendbanimet Zor Al-Mahruka, Zor Al-Haysa, Zor Abu Zeyid, Zor Al-Masaliq, Zor Aj-Jadid dhe Hattab në Haman veriore, si dhe kodrën Nasriyeh.
4 dhjetor
– Regjimi i Asadit arreston persona nga mosha 15 deri në 47 vjeç që posedojnë armë në rajonin e Gutës Lindore të kryeqytetit Damask.
– Grupet e armatosura kundër regjimit që përplasen me forcat e regjimit të Asadit rreth 5 kilometra jashtë qendrës së qytetit Hama marrin nën kontroll 20 fshatra të tjera.
5 dhjetor
– Forcat e regjimit rekrutojnë me forcë meshkuj, përfshirë të mitur, në shumë zona të kryeqytetit Damask.
– Grupet e armatosura kundër regjimit në Hama marrin nën kontroll qendrën e qytetit.
6 dhjetor
– Një avion i paidentifikuar kryen sulm ajror mbi urën e autostradës së Restenit që lidh provincat Homs dhe Hama.
– Grupet kundër regjimit marrin nën kontroll rrethet Rasten dhe Talbise në provincën strategjike Homs, një portë hyrëse për në kryeqytetin Damask.
– Ushtria izraelite njofton se ka kryer sulme ajrore mbi portat kufitare midis Sirisë dhe Libanit.
– Në provincën strategjike Homs, grupet kundër regjimit avancojnë në pjesët e brendshme të qendrës së qytetit.
– Me presionin në rritje të grupeve të armatosura kundër regjimit në Homs dhe kryeqytetin Damask, ushtria e regjimit në kufirin me Irakun fillon të zhvendosë disa njësi drejt perëndimit.
– Regjimi i Asadit dorëzon kontrollin e provincës Deir ez-Zor në kufirin me Irakun tek grupi terrorist PKK/YPG.
– Dronë kamikazë sulmojnë zonën ku ndodhen radiotelevizioni shtetëror dhe ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të Damaskut.
– Grupet lokale të armatosura në provincën jugore Suwayda i japin forcave të regjimit të Asadit 24 orë për t’u larguar nga qyteti.
7 dhjetor
– Grupet që avancuan kundër forcave të regjimit të Asadit filluan të hyjnë në periferitë jugore të Damaskut.
– Në Homs, portën drejt kryeqytetit Damask, grupet kundër regjimit marrin kontrollin e qendrës së qytetit.
– Grupet lokale të opozitës në provincën jugore Suwayda marrin kontrollin.
8 dhjetor
– Regjimi i Asadit humbet në masë të madhe kontrollin e Damaskut pasi demonstruesit hyjnë në vendbanime kyç.
– Të burgosurit në burgun Sednayah, i njohur për torturat e regjimit, lirohen nga protestuesit.
– Sundimi 61-vjeçar i përgjakshëm i Partisë Baath, që erdhi në pushtet në Siri në vitin 1963, bie kur Damasku merret nga kontrolli i regjimit.
– Një grup opozitarësh shpall në televizionin shtetëror sirian se Asadi është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit janë liruar.
– Me rënien e regjimit 61-vjeçar Baath në Siri dhe fundin e epokës së familjes Asad, statujat e Hafez al-Asadit, babait të Basharit, shkatërrohen në qytete të ndryshme të vendit.
– Grupet e armatosura kundër regjimit fillojnë të hyjnë në qendrën e Deir ez-Zorit, të okupuar nga organizata terroriste PKK/YPG, e cila po përpiqet të fitojë terren në lindje të Sirisë.