Zëvendësministri i Jashtëm Zoran Dimitrovski po merr pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së që mbahet në Maltë, me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të 57 vendeve pjesëmarrëse dhe 11 partnerëve të bashkëpunimit aziatik dhe mesdhetar. Takimi po zhvillohet në një kontekst jashtëzakonisht kompleks gjeopolitik, i shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Dimitrovski, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së në vitin 2023 dhe anëtar i Trojkës së OSBE-së kryesoi seancën e dytë të Këshillit të Ministrave.
Duke iu drejtuar ministrave, duke dënuar agresionin, Dimitrovski iu bashkua thirrjeve që Federata Ruse të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe t’i japë fund luftës dhe vuajtjeve të popullatës.
“Kjo luftë duhet të ndalet. Qytetarët e guximshëm të Ukrainës meritojnë një paqe dinjitoze dhe të drejtë dhe drejtësia duhet të mbizotërojë. Pas përfundimit të agresionit, OSBE-ja do të mund ta realizojë plotësisht misionin e saj për thellimin e dialogut, ndërtimin e besimit dhe promovimin e sigurisë gjithëpërfshirëse dhe të pandashme”, tha Dimitrovski, i cili theksoi rolin dhe kontributin konkret të vendit tonë si ish udhëheqëse me presidencen drejt funksionalitetit të OSBE-së dhe rëndësisë së saj.
Nga kabineti i Dimitrovskit thonë se në margjinat e Këshillit të Ministrave, ai zhvilloi një takim të shkurtër me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Dimitrovski me atë rast shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-së për integrimet evropiane të RMV-së dhe shprehu besimin se me ndihmën e SHBA-së, si partneri ynë strategjik, në dialogun me Sofjen, do të tejkalohen pengesat për integrimin tonë evropian dhe do të mundësohet integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian, njoftu nga zyra e Dimitrovskit.
“Sekretari amerikan i Shtetit Blinken theksoi partneritetin tonë në NATO, falënderoi Maqedoninë për rolin që luan si një partner aktiv në Aleancë dhe premtoi se do t’i përcjellë pasuesit të tij në administratën e re mesazhet e vazhdimit të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe RMV-së në BE, si dhe paqen dhe stabilitetin e rajonit”, thuhet në njoftim.