Kryeministri Hristian Mickoski sonte në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të punës, të cilën për liderët e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta.
Krahas Mickoskit, siç kumtoi Këshilli i BE-së, në darkë janë ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Millatoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cijanoviq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Para darkës janë paralajmëruar takime bilaterale të Koshtës me Mickoskin, Ramën, Cijanoviq, Vuçiq dhe Kurti, përderisa për nesër paradite është paraparë që kreu i Këshillit të BE-së të takohet me Osmanin dhe Millatoviqin.
Për nesër ishte paralajmëruar edhe takim i liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor me përfaqësues të lartë të BE-së, ku temë kryesore duhej të ishte implementimi i Planit të Komisionit Evropian për rritje të rajonit, por është anuluar.
Sipas zëdhënësit të ri të KE-së shtyrja e takimit nuk do të ndikojë në procesin e pagesës së mjeteve të para në kuadër të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor.
“Punojmë (në realizim) të këtij procesi sa më shumë, tha Marsie, duke shtuar se tani për tani nuk është konstatuar termini i ri për mbajtjen e takimit të anuluar.