Driton Sulejmani nga VLEN tha se, akuzat e BDI-së se po largohen shqiptarët nga puna, nuk janë të vërtëta por soç thotë, kanë qenë të punësuar në mënyrë të paligjshme prandaj edhe u janë shkëputur kontratat. Sulejmani tha se, janë zotuar se do ta zbatojnë ligjin dhe ashtu po veprojnë dhe thotë se, punësimet do të jenë në bazë të meritokracisë e sa u përket personave që u është shkëputur kontrata, ai bëri të ditur se zgjidhje do të ketë në vitin e ardhshëm.
“Nuk është e vërtetë për akuzat që bën BDI se po përjashtohen shqiptarët nga puna. Ata kanë qenë të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye janë shkëputur kontratat. Zgjidhje për ta do të mundohemi të gjejmë në vitin e ardhshëm”, tha Driton Sulejmani nga VLEN.