Zv/kryeministri Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë elektrikë për Shkupin

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Europian, kanë siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtit do t’ja dhurojnë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Gjithashtu si Qeveri e Maqedonisë së Veriur po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar.

- Advertisement -

Qytetarët për ne janë gjithmonë në rend të parë, andaj edhe fuqishëm do të punojmë për mirëqenien e tyre!”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull