E mungesa e transportit publik po e vështirëson edhe jetën e banorëve të Haraçinës, thotë kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi. Sipas tij, disa studentë nga kjo komunë në periferi të Shkupit, i kanë ndërprerë studimet në universitare nga mungesa e autobusëve. Ibrahimi tregoi për TV21 se kanë dërguar e-maile zyrtare në kabinetin e Qytetit të Shkupit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje për ndonjë zgjidhje për transportit publik.
“Në këtë rast është e pakuptimtë që të kemi obligime financiare dhe mos ta kemi shërbimin që realisht duhet me ligj të mbulohet pjesa e komunës tonë. Jam detyruar që të organizohemi ne si komunë këtë shërbim për qytetarët por është e pamundur për shkak se edhe kufizohemi me komunat tjerat, siç është komuna e Gazi Babës, Qendër, përderisa në mes këtyre komunave nuk kemi një bashkëpunim është e pamundur ne si komunë t’i shërbejmë qytetarët, të jemi kështu të varur dhe në asnjë mënyrë për ta zgjidhur këtë problematikë të banorëve tanë”, shtoi Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës.