Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për NEWS TV ka theksuar se ajo që Likovës i ofrohet nga koalicioni VLEN është shumë herë më e vlefshme se ajo që ka qenë.
“ Në VLEN është e rëndësishme që kandidati për Komunën e Likovës të jetë një person të cilin e mbështesin vet zona. I cili gëzon reputacion të mirë atje dhe i cili ka edhe vizion edhe ide se si mund ta bëjë zonën e Likovës. Andaj, për neve më e rëndësishme se çka merr Alternativa në Likovë është akoma më e rëndësishme se çka merr Likova nga VLEN-i. Në këtë rast, unë shpresoj që ajo çka do vijoje për Likovën nga koalicioni VLEN do të jetë shumëfish më e vlefshme se kjo çka ka qenë dhe shumë herë më e dobishme nga kjo që është ofruar deri më tash”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.