Në Parlament, përmes një ngjarje frymëzuese, kryeparlamentari i vendit Afrim Gashi shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës.

Aktiviteti u shënua me një punëtori për fëmijë nga disa shkolla dhe nga komunitete të ndryshme etnike. Fëmijët vendosën shkrime dhe ngjyrosën vizatime të ndryshme duke përcjellë mesazhe të tolerancës, dashurisë dhe bashkëjetesës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Kryetari i Kuvendit, Gashi, porositi se pavarësisht dallimeve, njerëzit jo vetëm që duhet të tolerohen, por edhe të duhen në mes vete, ndërsa vendosi theksin në diversitetin e etnive dhe feve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut “Ne jetojmë në këtë shtet ku jetojnë njerëz me përkatësi të ndryshme etnike, fetare, kombëtare dhe sociale. Prandaj, nuk duhet asnjëherë të bëjmë dallime për shkak të kategorive apo përkatësive të ndryshme që i kemi”, tha Gashi, duke shtuar se vetëm duke respektuar dallimet mund të ndërtohet një shtet ku të gjithë mund të jetojnë së bashku dhe të lumtur.

Paqja lind nga toleranca, ndërsa toleranca kërkon dashuri e respekt të ndërsjelltë përtej gjitha dallimeve. Fëmijët janë e ardhmja, e neve na takon ta ndërtojmë të ardhmen mbi vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë.

Prandaj së bashku me fëmijë të përkatësive të ndryshme etnike, kulturore e fetare, treguam se mund të kultivojmë dhe ushqejmë këto vlera për një shoqëri më të bashkuar, paqësore dhe të përbashkët.