Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se duhet të respektohen ligjet, përfshirë edhe Ligjin e Gjuhëve, ndërsa për mosrespektimin e këtij ligji në pjesën e ueb faqeve dhe kumtesave të ministrive, konsideron se duhet të rriten kapacitetet pasi në të kaluarën prodhimi i lajmeve ishte 10 herë më pak se tani.
“Mendoj se duhet të rriten kapacitetet pasi në të kaluarën prodhimi i lajmeve dhe aktiviteteve ishte 10 herë më pak se sot dhe ndoshta ishte më lehtë të punohet dhe të jepet diçka që është në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji duhet të respektohet, por duhet të rriten kapacitetet dhe jemi në fazën e punësimit të njerëzve të cilët do ta përcjellin absolutisht aktivitetin 10 herë më të madh të ministrive në media”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të dy marrëveshjeve për ndihmë shtetërore me kompaninë “Breinçajld”, përcjell PressOnline.al
Ai tha se nuk ka interes për punësime në institucione shtetërore për shkak pagës dhe se ky është problem serioz.
“Për fat të keq, nuk ka interes për atë pagë që është aktualisht edhe këtu në Qeveri edhe në institucione. Kjo parasheh problem serioz dhe nuk është atraktive për të rinjtë, por do të vazhdojmë të kërkojmë derisa të ofrojmë atë që u nevojitet qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike, pavarësisht nëse është maqedonas, shqiptarë, turq, serb, romë, vllehë, boshnjakë… Shpresoj se së shpejti do të ripajisemi dhe se gjithçka do të jetë ashtu siç duhet”, tha Mickoski.