Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Murtezani: Maqedonia e Veriut, e përgatitur për avancim në integrimin evropian

Përditësimi i fundit: 2024/11/12 at 9:14 PM
Publikuar November 12, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani, thotë se Raporti i Progresit i këtij viti, i dorëzuar nga Komisioni Evropian (KE) një javë më parë, rikonfirmon se Maqedonia e Veriut është e përgatitur të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Megjithatë, ai theksoi se vendi duhet të jetë i vetëdijshëm që integrimi në BE është më shumë se “përmbushje e standardeve teknike”.

- Reklamim -

Deklaratat e Murtezanit erdhën gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, të titulluar “Perspektiva për një të ardhme të përbashkët, dhe Marrëdhëniet BE-Turqi”. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadorët e Hungarisë dhe Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Andras Klein dhe Fatih Ulusoy.

“Ne kemi hyrë tashmë në një fazë kyç të adresimit të kritereve fillestare për kapitullin e parë mbi sundimin e ligjit dhe parimet themelore.

Mediat amerikane: Trump pritet të përzgjedhë senatorin Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit
Për më tepër, kemi paraqitur harta rrugore që adresojnë reformat në drejtësi, të drejtat e minoriteteve dhe reformat e administratës publike.

Secila prej tyre është një qëllim, ashtu edhe një angazhim, që demonstron kapacitetin tonë për të ndërmarrë ndryshime të qëndrueshme e të vërteta”, tha Murtezani.

Për rrjedhojë, kapitulli i parë që përmendi ministri Murtezani përfshin reforma thelbësore në fusha si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe përmirësimi i transparencës dhe lufta kundër korrupsionit.

Për hapjen e këtij kapitulli janë përcaktuar dy kushte kryesore: përmbushja e vlerave themelore dhe përgatitja e udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës, si dhe përgatitja e udhërrëfyesit për reformën në administratën publike.

Ambasadori i Hungarisë, Andras Klein, shteti i të cilit ka kryesimin e presidencës së BE-së nga 1 korriku i këtij viti, vlerësoi përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur kriteret e anëtarësimit, duke përmendur agjendën e reformave si një shembull që i mundëson vendit përfitime të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes së BE-së.

Në anën tjetër, ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe BE-së dhe mbështeti procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Turqia është e angazhuar për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij evropiane”, tha ambasadori turk, duke shtuar se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë thelbësore për një të ardhme të qëndrueshme dhe të përbashkët, por shtoi se “BE-ja nuk duhet të lejojë që interesat strategjike të saj të dëmtohen nga disa shtete anëtare që abuzojnë me solidaritetin e anëtarësimit dhe të drejtën e vetos”.

Klein njoftoi se më 18 dhjetor do të ketë edhe një samit të vendeve të BE-së me rajonin, në Bruksel.

“Shpresoj që do të ketë mesazhe të rëndësishme dhe thelbësore politike për Ballkanin Perëndimor”.

“Ne, do të bëjmë çfarëdo që mundemi për të promovuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. Nuk varet nga ne, por derisa të ekzistojë mundësia, ne nuk do të dorëzohemi”, theksoi Klein.

Gjatë vizitës dyditore (25 dhe 26 shtator) të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Maqedoninë e Veriut, doli lajmi nga Brukseli se Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të negociatave të pranimit me BE-në, duke u ndarë zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut, edhe pse të dyja shtetet ishin në proces të përbashkët kur nisën negociatat para dy vjetësh.

Një vendim i tillë u mor nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së më 25 shtator. Arsyeja ishte se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar.

Për Qeverinë në Shkup, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të.

Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse bëhen ato ndryshime, të bëhen me zbatim të prolonguar.

Pak ditë më parë, Arben Taravari, lider i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, dhe një nga drejtuesit e koalicionit shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë maqedonase, deklaroi se është optimist që deri në vitin e ri do të ketë zgjidhje për ndryshimet kushtetuese.

“Do të ketë ndryshime kushtetuese, mendoj. Unë jam shumë optimist se deri vitin e ri do të gjejmë mundësi për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi të dielën Taravari, gjatë Kongresit të pestë të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Radio Evropa e Lirë u mundua të pyesë ministrin Murtezani gjatë ngjarjes së mërkurës për mundësinë e realizimit të ndryshimeve kushtetuese deri në fund të këtij viti, por nuk mori një përgjigje./REL

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: #OrhanMurtezani, toplajm
3shi.net 12 Nëntor, 2024 November 12, 2024
Artikulli i mëparshëm Kanali për ujitje do të hapet, Kasami kthen shpresat për bujqit e Pollogut
Artikulli tjetër Avziu porosi Ahmetit: Në takimet me popullin të freskohen rreshtat e parë, këtë nuk e them unë, por çdo bashkëpartiak i yni

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: Ligj të ri të lojërave të fatit që do të përgjysmojë numrin e kazinove

    3shi.net November 8, 2024
    Kandidatët për Këshillin programor të RTVM laboruan kandidaturat për komisionin kuvendor
    Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare
    VLEN: Blerim Bexheti dhe Danella Arsovska po dëmtojnë shqiptarët e Shkupit
    Tetovë-Gostivar, assesi të nisë autostrada, vijon procedura e shpronësimit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Azizi: Aktivistët e vërtetë të Aleancës janë në gatishmëri, pro Frymës së VLEN-it

    May 18, 2025
    Lajme

    Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

    May 18, 2025
    Lajme

    Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbnit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

    May 18, 2025
    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?