Çerdhja e re në Çair do të hapet më 20 nëntor

1 Min. Leximi

Çerdhja e re e ndërtuar në Çair më së voni pritet të hapet më 20 nëntor të këtij viti, përcjell TV21. Kështu paralajmëroi Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani. Ndërkohë çerdhja tjetër e cila është ndërtuar por nuk po hapet është ajo e Haraçinës. Për këtë Limani tha se çështja ka mbetur te punësimet dhe se varet nga Ministria e Financave .

“Kryetari i komunës ka adresuar planifikimin e mjeteve buxhetore ne atë e kemi adresuar deri te ministria e financave,  e njëjta kërkesë pritet të elaborohet nga Ministria e Financave, dhe më pas ne ta adresojmë deri te ministria”, theksoi Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull