Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Sport

Olgun Aydin del me komunikatë: Shkupi nuk do të jetë më pjesë e këtij kampionati!

Përditësimi i fundit: 2024/11/10 at 8:11 PM
Publikuar November 10, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas humbjes së djeshme që pësoi FC Shkupi ndaj FC Vardarit, dhe pas reagimeve të tifo grupit “Shvercerat”, ka reaguar presidenti i klubit, Olgun Ajdin. Ai thotë se loja ishte e kurdisur dhe se konteston arbitrin e ndeshjes Igor Stojçevski. Ajdin thotë se “nuk do të jetë pjesë e kësaj loje të pisët”, për çka thotë se do të ketë sqarime shtesë në të ardhmen.

LEXO KOMUNIKATËN E PLOTË TË FC SHKUPIT:

- Reklamim -

“Pas turpit të djeshëm, fatkeqësisht pamë edhe një herë që futbolli po tradhtohet dhe se politika po futet në futboll.

Një arbitër “vrasës” për skuadrën tonë, i cili nuk na ka referuar tashmë një vit e gjysmë, del sërish në skenë për të referuar ndeshjen kundër rivalit të madh, Vardarit.

Një gjë të tillë neve si klub e kishim paralajmëruar dhe të njëjtën gjë e kishim kundërshtuar, duke shprehur haptaz problemet që kishim me këtë arbitër.

Mirëpo, i njëjti tashmë ishte caktuar nga lartë, andaj edhe nuk u morrën parasysh aspak kundërshtimet tona lidhur me delegimin e tij.

Që turpi të jetë edhe më i madh, ata që paturpësisht e organizuan gjithë këtë skenar të pistë, ata që bënë që ky arbitër të emërohet me dirigjim të jashtëm, ata që caktuan arbitrin, pas përfundimit të ndeshjes e thërrasin të njëjtin dhe e përgëzojnë për punën e kryer me sukses.”

Ky turp, këto lojra të fëlliqura tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë, ndaj ju njoftojmë se neve nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë.

Me këtë rast duam ti njoftojmë të gjithë se unë dhe klubi i futbollit FC Shkupi nuk ekzistojmë më në këtë ligë. Ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë, në këtë shit-blerje, dhe se nuk do të thithim të njëjtin ajr me këta të shitur.

Në fakt, unë e thirra menaxherin e ekipit, Emir Shabanin gjatë ndeshjes dhe i thashë që gjatë pjesës së parë: “Hiqeni skuadrën nga fusha, loja është e qartë, çnderimi është i qartë”.

Megjithatë, Emiri në ato momente mendoi se nuk ishte e drejtë që skuadra të tërhiqej.

“Mendoja se nëse do të ndodhte diçka tjetër, ne do ta tërhiqnim ekipin në pjesën e dytë.  Por ishte tepër vonë.  Siç thamë, nuk mund ta tolerojmë më këtë turp, këtë shit-blerje.”

“Unë do të flas në mënyrë edhe më të detajuar lidhur me këtë temë, kush është i përfshirë në gjithë këtë lojë të pistë, kush çfarë ka bërë.  A do ta marrë shteti këtë në konsideratë apo jo, nuk e di, por shpresoj që të merret parasysh ajo që them.  Tashmë kemi në një Qeveri të re, një kryeministër të ri, ka shpresë të re në Maqedoni. Shpresoj se kjo që thashë do të merret parasysh, ndoshta në këtë mënyrë mund të kontribuojmë në krijimin e një udhërrëfyesi për futbollin në këtë shtet.

“I falënderoj të gjithë, sidomos ata që ishin me ne, por si qëndrojnë gjërat si duket askush nuk ishte me ne, të gjithë shtireshin sikur ishin me ne, por njëkohësisht bënin gjëra pas shpine.”

Emir Shabani ka 7 vite me ne, dhe e falënderoj shumë.

“I falënderoj shumë punonjësit e mi, janë punëtorët më të mëdhenj të Shkupit.”

“Ne e duam FC Shkupin, do të bëjmë gjithçka për të”, e kemi dëgjuar shumë këtë fjalë, por për fat të keq secili në radhë të parë vendos interesat e veta personale.

“Shpresoj se e ardhmja do të jetë e mirë për Maqedoninë. Pas disa ditësh shpresoj se unë personalisht do të dalë edhe me një deklaratë tjetër më të detajuar, ku do të shpjegoj se kush ka bërë marrëveshje me këtë arbitër, kush është i përfshirë në këto çështje, çfarë po ndodh me futbollin në Maqedoni. Futbolli duhet të menaxhohet nga ata njerëz që vijnë nga futbolli, duhet ta menaxhojnë njerëz të drejtë dhe të ndershëm. Futbolli duhet të menaxhohet nga njerëz që kanë luajtur futboll. Njerëzit nuk duhet të emërohen sepse janë shoku i një personi dhe partneri i një personi tjetër.  Shpresoj se do të merret parasysh kjo që them, nëse jo, nuk mund të bëj asgjë më shumë.”

TOP Lajmet

Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë
Bota dhe Rajoni
MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare
Arsim
“Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje
Bota dhe Rajoni
Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian
Ekonomi Lajme
Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve
Lajme
Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës
Bota dhe Rajoni
3shi.net 10 Nëntor, 2024 November 10, 2024
Artikulli i mëparshëm Taravari: Rrëzuam regjimin 22 vjeçar, nga Kongresi i ASH-së dolëm më të fuqishëm
Artikulli tjetër Ibrahimi: Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ahmeti: Në vitin që vjen, do të vazhdojmë të luftojmë për barazi dhe për zhvillim!

    3shi.net December 31, 2024
    Ndalohen 53 faqe të paligjshme të lojërave të fatit online
    Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini
    Numri i pacientëve të Koçanit në gjendje kritike është ulur
    Reagon edhe Grenell për çështjen e dinarit – përmend Kurtin
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Sport

    Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh, mposht Milanin në finale

    May 14, 2025
    Sport

    Xabi Alonso kërkon 100 milionë euro për të kompletuar dy transferime në mbrojtje te Real Madridi

    May 14, 2025
    Sport

    Për ndeshjen ndaj Serbisë, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit

    May 12, 2025
    Sport

    Luis Enrique: Nuk pajtohem me Artetan, ne e meritonim të kalonim në finale

    May 8, 2025
    Sport

    Shkëndija zyrtarisht kampion i sezonit 2024/25 në Ligën e Parë

    May 7, 2025
    Sport

    ​Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

    May 6, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?