LSDM-ja përmes një kumtese për media thotë se Qeveria e Hristijan Mickoskit u tregua e paaftë për të zgjidhur rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe i zhgënjeu plotësisht qytetarët.
Sipas kësaj partie opozitare masa për ngrirjen e marzheve duhej të ishte shpëtimi nga çmimet e larta, por doli të ishte një dështim i madh.
“Çmimet në tregje nuk u ulën, në pjesën më të madhe çmimet mbetën të njëjta. Për 57 denarë simbolik, shporta e konsumit për qytetarët u zvogëlua për një muaj, aq sa “kursyen” qytetarët për një muaj. Rritja e çmimeve është një barrë e madhe për familjet dhe prindërit çdo ditë. Paga mesatare në vend që të rritet, është ulur për 1000 denarë. Është rezultat i politikave të gabuara ekonomike të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Qytetarët meritojnë stabilitet dhe mbështetje në këto kohë të vështira dhe për këtë LSDM do të paraqesë zgjidhje ligjore për ulje reale të çmimit. Kjo do të jetë një masë reale dhe realiste e uljes së çmimit. LSDM është këtu për qytetarët dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për përmirësimin e standardit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.