Shumë palestinezë, duke përfshirë një numër i madh i fëmijëve, të cilët po luftojnë me urinë për shkak të embargos që Izraeli ka vendosur ndaj Rripit të Gazës, qëndrojnë për çdo ditë në radhë për ushqimin e shpërndarë nga organizatat humanitare, raporton Anadolu.
Derisa sulmet izraelite në Rripin e Gazës vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në qytetin e Gazës, palestinezët me enë në dorë presin të marrin ushqim të ngrohtë.
Në shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon ofensivën brutale kundër Rripit të Gazës që nga sulmi i 7 tetorit të vitit 2023 nga grupi palestinez Hamas.
Që atëherë, të paktën 43 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 102 mijë të tjerë janë plagosur. Sulmet izraelite kanë shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit gjatë bllokadës së vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Për veprimet në Rripin e Gazës, Izraeli po përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.