Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka vizituar Komunën e Tearcës, ku ka inspektuar nga afër punimet në realizimin e dy projekteve për banorët e Përshevcës dhe Gllogjit.
Mexhiti thotë se këto dy fshatra aktualisht furnizohen me ujë nga dy rezervuarë, të cilët mbushen nga akumulimet e përkohshme të lumit Bistricë, pa asnjë proces pastrimi.
“Akumulimi ekzistues është i pasigurt dhe dëmtohet sa herë që bie shi, duke sjellë ujë të turbullt dhe të ndotur në tubacione dhe rezervuarë. Për të përmirësuar këtë situatë, po realizojmë dy projekte kapitale me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me një vlerë mbi 79 milionë denarë, që përfshijnë ndërtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm në Përshovcë në vlerë prej 18 milionë denarë, dhe stacionit për filtrimin e ujit të pijshëm në Glogjë me vlerë 61 milionë denarë”.
“Për të siguruar një ujësjellës funksional dhe ujë të pijshëm cilësor, po ndërtohet ujëmbledhësi, tubacioni i furnizimit, rezervuari i redimentimit dhe stacioni i filtrimit në të dy anët e lumit, në Malin Sharr.Pollogu meriton më shumë, dhe ne po punojmë për këtë qëllim!”, ka shkruar Mexhiti.