Saranda Imeri deputete nga koalcioni VLEN në emisionin Daily Click në TV21 theksoi se koalcioni VLEN po qeverisë ndryshe. Imeri tha se nuk e kanë humbur kontaktin me qytetarët, dhe shtoi se çdo herë ju përgjigjen thirrjeve të qytetarëve.
“Vlen nuk vepron si paraardhësit, duke bërë ndryshime me diktat nëpër institucione. VLEN respekton rregulloren e institucioneve, ligjin dhe në bazë të atyre bëhen edhe ndryshimet kadrovike. Tjetra gjë është që vlen të theksohet është qasja dhe komunikimi i përditshëm që kemi me qytetarët. Gjatë fushtatës por edhe pas fushatës kemi marrë porosi të forta nga liderët tanë që është: çdo herë të mos e humbim kontaktin me qytetarin dhe çdo herë t’u përgjigjemi thirrjeve të tyre”, tha Saranda Imeri, deputete e VLEN.