Pas shfuqizimit të balancuesit nga ana e gjykatës kushtetuese koalicioni shqiptar në qeveri VLEN ka premtuar që së shpejti do të sillet ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Lidhur me pyetjen nëse BDI-ja do ta përkrahë Ligjin për përfaqësim të drejtë si zëvendësim për “balancuesin”, ish ministri i Ekonomisë nga rradhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase tha se nëse propozimi i ri është i mirë për të gjitha bashkësitë etnike, përfshirë edhe atë maqedonase, sigurisht që BDI do ta mbështesë.
“Por ne duhet të kemi një draft të asaj zgjidhje ligjore, edhe pse ai ligj duhet të ketë edhe ndonjë mekanizëm që do të jetë i barabartë që të mund të përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike”, ka deklaruar Bekteshi.