Ndryshon sistemi i Topit të Artë, fituesi nuk do ta mësojë fatin e tij deri në hapjen e zarfit

1 Min. Leximi

Ka mbetur edhe pak kohë deri para ditës kur do të dhurohet çmimi i Topit të Artë për futbollistin më të mirë të vitit 2024.Teksa po i afrohemi datës 28 tetor e cila është caktuar për t’u mbajtur ceremonia gala në Paris, tashmë ka një ndryshim në sistemin e dhurimit të këtij çmimi.

Siç ka bërë me dije gazetari Mario Cortegana, fituesi i këtij çmimi nuk do ta dijë se është shpallur fitues deri në momentin e hapjes së zarfit.Kjo është një risi në krahasim me edicionet e kaluara kur fituesi e kishte mësuar paraprakisht se ka fituar çmimin dhe rrjedhimisht kishte dhuruar një intervistë për France Football.

- Advertisement -

Gara për fituesin e çmimit të këtij viti është mjaft e ashpër, ani pse favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim prestigjioz mbetet Vinicius Junior.Përveç reprezentuesit brazilian, në garë të ngushtë për këtë çmim do të jenë edhe Jude Bellingham dhe Rodri.

- Advertisement -

Kjo ngjarje premton të jetë një mbrëmje emocionuese për të gjithë tifozët e futbollit në mbarë botën.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull