Sekretari i Komunës së Çairit, z. Faruk Nevzati, ka bërë publike një analizë që tregon se si keqpërdoret mekanizmi i balansuesit në institucionet publike dhe kulturore që janë nën juridiksionin dhe financohen nga Qyteti i Shkupit. Ky mekanizëm, që parashikon përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve gjatë punësimeve, duket se po anashkalohet me qëllim, duke përjashtuar shqiptarët nga mundësitë e barabarta të punësimit.
Në analizën e tij, z. Nevzati shpalos fakte shqetësuese që tregojnë se nga gjithsej 168 të punësuar në 7 institucione të financuara nga Qyteti i Shkupit, vetëm 12 prej tyre janë shqiptarë, që përfaqëson vetëm 7.1% të të punësuarve. Kjo ndodh pavarësisht faktit që këto institucione financohen me rreth 30% nga buxheti që kontribuohet nga shqiptarët.
Edhe pse balansuesi parashikon që brenda një viti të punësohen të paktën 15 shqiptarë në këto institucione, ligji për përfaqësim të drejtë, i cili është në fuqi prej 20 vitesh, vazhdon të mos respektohet. Shqiptarët janë sot më pak të përfaqësuar në këto institucione se sa ishin para 20 vitesh.
Në analizë janë paraqitur të dhëna zyrtare nga Qyteti i Shkupit, të cilat dokumentojnë shkeljet e vazhdueshme të të drejtave për punësim të shqiptarëve në këto institucione.
Postimi i plotë i z.Nevzati:
𝐉𝐀 𝐅𝐀𝐊𝐓𝐄 𝐒𝐄 𝐒𝐈 𝐊𝐄𝐐𝐏𝐄𝐑𝐃𝐎𝐑𝐄𝐉 𝐁𝐀𝐋𝐀𝐍𝐒𝐔𝐄𝐒𝐈 𝐍𝐄 𝐈𝐍𝐒𝐓𝐈𝐓𝐔𝐂𝐈𝐎𝐍𝐄𝐓 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐊𝐔𝐋𝐓𝐔𝐑𝐎𝐑𝐄 𝐐𝐄 𝐉𝐀𝐍𝐄 𝐍𝐄𝐍 𝐉𝐔𝐑𝐈𝐒𝐃𝐈𝐊𝐂𝐈𝐎𝐍 𝐃𝐇𝐄 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐍𝐒𝐎𝐇𝐄𝐍 𝐍𝐆𝐀 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈 𝐈 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓
⛔️Nëse pëjashtojmë IP Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Milladinovci“ – Shkup që për shkakë të karakterit të sajë të punës është e detyrueshme të ketë numër të nevojshë edhe të punësuarve shqiptarë, në 𝟕 Institucionet tjera publike dhe kulturore që janë nën jurisdikcion dhe finansohen nga Qyteti i Shkupit do të ballafaqoemi me fakte tronditëse se si kanë abuzuar dhe vazhdojnë ta keqpërdorin balansuesin, si mekanizëm i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë punësimit❗️
👉Nga gjithsej 𝟏𝟔𝟖 të punësur nëpër këto 𝟕 institucione, 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝟏𝟐 nga këta të punësuar janë shqiptarët ose marë në përqindje është vetëm 𝟕.𝟏%❗️
➡️Edhe pse balansuesi parashikon që vetëm brenda një viti të punësohen së paku15 shqiptarë në këto institucione, dhe finansohen me rreth 30% para të shqiptarëve, ato vazhdonë pamëshirshëm të shkelin mbi të drejtat elementare për punësimin e tyre, dhe të anashkalohen në këtë drejtim.
⛔️ Edhe pas 20 viteve të sjelljes së Ligjit për Qytetin e Shkupit sipas të cilit duhet të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat gjatë punësimit, si duket sot nëpër këto institucione më pak të punësuar shqiptarë se sa para 20 viteve ❗️
Në vazhdim ua paraqesim të dhënat zyrtare nga Qytetit i Shkupit, dhe dokumenti nga secili institucion ku sipas balancuesit përcaktohet numri i shqiptarëve dhe të tjerëve, për punësim në vitin përkatës: