Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq ka arritur në Shkup, ndërsa është pritur nga kryeministri i Maqedoonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me nderime të larta shtetërore.
Ajo që mund të vërehet është mungesa e ministrave të VLEN-it, të cilët bojkotuan kryeministrin e Serbisë.
Arsyet e takimit, siç u bë e ditur nga qeveria, janë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, veçanërisht në fushën e energjisë, nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për integrimin ekonomik dhe energjetik, që, siç thonë ta, është kyç për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal. Dy kryeministrat do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.