LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët

1 Min. Leximi

“Çdo natë ka incidente të reja, të shtëna, dhunë dhe krime në qytetet tona. Mbrëmjen e djeshme në Çair nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar me 4 të shtëna me armë zjarri. Kjo dëshmon për paaftësinë e plotë të ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski dhe menaxhmentit të VMRO-DPMNE-së. Rrugët tona janë kthyer në Perëndim të Egër”, akuzon LSDM.

“Ka pasur të shtëna në Çair, në Haraçinë, ka ndodhur një vrasje në afërsi të QT Mavrovasja, e para kësaj ka pasur të shtëna në Sindjelicë, Batincë, Tetovë dhe në rrugën e Plastikave. Për të gjitha këto incidente, autorët nuk janë gjetur dhe nga 10 vrasje dhe tentim vrasje, Toshkovski mezi ka arritur të zbardhë një rast”, thonë nga LSDM.

- Advertisement -

Nga partia opozitare shtojnë se “Qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre dhe Toshkovski dhe VMRO-DPMNE janë plotësisht të paaftë për t’i mbrojtur. Në vetëm 100 ditë, ky është një shembull i qartë i një qeverie të paaftë ku kriminelët bëjnë çfarë të duan. Mickoski do të tregojë guxim dhe do të kërkojë llogari Toshkovskin apo do ta mbrojë sërish?”, përfundon reagimi nga LSDM.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull