Struga e Shkupi fitojnë thellë

1 Min. Leximi

Struga dhe Shkupi kanë fituar thellë të shtunën në ndeshjet e xhiros së nëntë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Struga në udhëtim fitoi ndaj Vardarit me rezultatin 4:1, ndërsa Shkupi e mposhti Brera Strumicën me rezultatin 3:1.

- Advertisement -

Shkëndija e Tetovës barazoi pa gola në udhëtim te Sileksi, kurse Voska humbi në shtëpi nga Rabotniqki, 2:0.

Dy skuadra tjera shqiptare Gostivari e Besa 1976, barazuan 1:1.

Rabotniqki prinë në tabelë me 19 pikë pas nëntë ndeshjeve.

Me 18 pikë në vendin e dytë është Shkëndija e Tetovës, ndërsa Gostivari i treti ka 17 pikë.

- Advertisement -

Struga e katërta ka 15 pikë, tri më shumë se Shkupi i vendit të gjashtë.

Besa 1976 është e nënta me nëntë pikë, ndërsa Voska Sport e fundit në tabelë ka pesë pikë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull