Kryetari i Lëvizjes Populli – pjesë e Frontit Europian Skender Rexhepi Zejdi, në një dalje për media, theksoi se koalicioni VLEN në qeveri hyri me legjitimitetin e VMRO-DPMNE-së.
“I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin e VMRO-së, mirëpo gjithcka u bë mbrapsht. Ndaj sot ju drejtohem e ju them, se cështjet kombëtare janë me të rëndësishme se aventurat e juaja të gabuara në këtë qeveri. Ndaj le ta braktisin këtë qeveri anti-shqiptare, anti-BE, që ua merr të drejtën për punësim shqiptarëve dhe të tjerëve, të braktisin këtë qeveri dhe le të bashkohen me Frontin Europian e të gjejme zgjidhje për problematikat që I kemi”, tha Skender Rexhepi – kryetar i Lëvizjes Popilli, pjesë e Frontit Europian.