Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti pasi nuk janë ekzekutuar pagat për sektorin publik.
Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka lidhur këtë me rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.
“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, ka shkruar Musliu në Facebook.