Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka paralajmëruar se ish pjesëtarë të Qeverisë, së shpejti do të gjenden në listën e zezë amerikane.
Ibrahimi në rrjetin social facebook parashtron pyetjen se “cili boss i kazinove e ka ‘nderin’ t’i prijë kësaj liste?”.
“Përveç refuzimit për vizë amerikane, po u vjen rendi edhe për listën e zezë amerikane.
Cili boss i kazinove e ka “nderin” t’i prijë kësaj liste?”, ka shkruar Ibrahimi.
Kujtojmë se në disa raste Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angella Ageler ka paralajmëruar se lista e zezë amerikane do të zgjerohet, ndërsa këtu do të përfshihen figura të larta të ish qeverisë së kaluar.