Abdixhiku: Kosova me Qeverinë Kurti ka ngecur, pa njohje, pa investime kapitale, dhe e izoluar ndërkombëtarisht

2 Min. Leximi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur takimet me qytetarë, ku së fundmi ka mbajtur një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës. Nga atje ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se sa është në pushtet ka keqqeverisur, nuk ka njohje, as investime kapitale, dhe është e izoluar ndërkombëtarisht.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 9-shkurtit do të vendoset nëse do të “dorëzohet Kosova tej e majta” apo do ketë “kthim në rrugëtimin tradicional”.

- Advertisement -

“Ne duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta e tek ata që edhe na prishin me aleatë, as nuk bëjnë zhvillimin ekonomik, edhe i largojnë njerëzit prej Kosovës edhe mbesin gjithë ditën tu u anku se çka ka ndodhur për 20 vitet e kaluara”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se “një Kosovë e dobët ekonomikisht dhe e izoluar ndërkombëtarisht është ajo që e do Serbia. Të dyja këto elemente i ka dhuratë prej kësaj qeverie. Sot Kosova nuk numëron asnjë njohje, është pa investime kapitale, me sanksione ndërkombëtare dhe e izoluar ndërkombëtarisht. Të gjitha këto për katër vite keqqeverisje!”.

Abdixhiku ka bërë edhe një postim në Facebook për këtë takim, ku ka thënë se përgjatë Qeverisë Kurti, Kosova ka ngecur.

- Advertisement -

“Asgjë si takimet me familjet kosovare. Sonte (26 shtator), qëndrova në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, në mikëpritjen e familjes Bekaj dhe kryefamiljarëve të këtij fshati. Një tjetër pritje e ngrohtë, një tjetër thirrje për planin tonë. I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë”.

“Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni”, ka shkruar ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull