Derbi i Madridit luhet nesër, mungon Mbappe
E udhëhequr nga gjermani Hansi Flick, Barça ka nisur bindshëm edicionin në kampionatin spanjoll duke i fituar shtatë ndeshjet e deritashme.
Të shtunën prej orës 21:00, Barcelona është mysafire e Osasunas. Osasuna është e shtata në tabelë me 11 pikë.
Barcelona udhëheq klasifikimin me 21 pikë, ndërsa pas saj janë dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico.
Real Madridi është i dyti me 17 pikë, ndërsa Atletico renditet e treta me 15 pikë.
Dhe e gjithë vëmendja e fundjavës, sa i takon La Ligas, do të jetë te derbi madrilen.
Atletico është nikoqire në superpërballjen e së dielës, që fillon në ora 21:00.
Kampioni në fuqi, Real Madridi, ka gjasa të mëdha të jetë pa Kylian Mbappen, yllin e ri të skuadrës.
Mbappe ka pësuar një lëndim muskulor gjatë javës, ndërsa Madridi nuk ka njoftuar se sa kohë ai do të jetë jashtë fushës.
Por zëvendësimi i Mbappes nuk pritet të jetë sfidë për Carlo Ancelottin.
Supertalenti Endrick është opsion, nëse Ancelotti vendos për skuadër më sulmuese.
Nëse vendos për sistem më të balancuar, mund të startojnë në mesfushë Luka Modriq, Eduardo Camavinga apo Arda Guler.
Atletico Madridi nuk do të dorëzohet lehtë përballë rivalitet të qytetit.
Atletico të premten kishte ndeshje, ndërsa fitoi 1:0 ndaj Celta Vigos.
Fitorja ndaj Realit do të kishte vlerë shumë të madhe për skuadrën e Diego Simeones./GazetaExpress/