Me qëllim lehtësimin e komunikimit me qytetarët, deputetët e VLEN-it kanë hapur zyrën për komunikim me qytetarët, në Komunën e Çairit.
“Njoftim!
Ftojmë qytetarët e Zonës Zgjedhore 1 të na bashkohen në zyrën tonë.
Çdo të premte
Ora: 10:00 – 16:00
Lokacion: Komuna e Çairit
Ne, si përfaqësues të qytetarëve, jemi këtu për të dëgjuar shqetësimet, idetë dhe propozimet tuaja për një të ardhme më të mirë. Zyra jonë do të jetë gjithmonë e hapur për ju, dhe ju presim për një bisedë të hapur dhe konstruktive!
Për më shumë informacione, mund të kontaktoni asistentin tonë, në numrin e telefonit:
Mobil: +389 (0)70 930 150
Bashkë për një ndryshim pozitiv!
Bekim Sali
Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, ka shkruar deputeti Bekim Sali në Facebook.