Drejtues të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, morën pjesë dhe ishin panelistë në mentorimin Demokracia brendapartiake, të realizuar nga Westminster Foundation for Democracy të Mbretërisë së Bashkuar.
Bashkë me Nënkryetarin e BDI-së, Bajram Rexhepi dhe Kryetarin e degës së Gostivarit dhe anëtarin e kryesisë qëndrore, Valdet Xhaferi, gjatë dy ditëve të kaluara, kishim kënaqësi të jemi pjesëmarrës dhe panelistë në mentorimin Demokracia brendapartiake, të realizuar nga Westminster Foundation for Democracy të Mbretërisë së Bashkuar, ka shkruar Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Bashkë me përfaqësuesit e partive politike në vend, dhe ekspertë të fushës, diskutuam mbi tema të rëndësishme dhe me interes për subjektet tona politike dhe shoqërinë në përgjithësi, ka deklaruar Faton Ahmeti.