Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor, për bujqësi, pylltari dhe menaxhim të ujërave, Komisioni Ligjvënës dhe Juridik dhe komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve dhe për financim dhe buxhet, shkruan 3shi.net
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, në leximin e parë, së bashku me Propozimin – Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Rrjetit të Maqedonisë për Hulumtime Akademike, pas procedurë të shkurtuar në leximin e dytë, janë në rend dite të seancës së Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor.
Deputetët – anëtarë të Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit Ligjvënës dhe Juridik, ndër të tjera, në seancat e sotme kanë si pikë diskutimi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Administratën Doganore dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për numrin personal të identifikimit, pas procedurës së shkurtuar – leximi i dytë.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave në seancë, siç është paralajmëruar, do të diskutojë për propozim – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje, Ligjit për tokën bujqësore, Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Ligjit për fitofarmaci, procedurë e shkurtuar – leximi i dytë.
Për të njëjtat projektligje, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Rrjetit të Maqedonisë për Kërkime Akademike, pas procedurë të shkurtuar, për leximin e dytë do të diskutohet sot në seancë nga deputetët në Komisioni Legjislativ – Juridik.
E vetmja pikë e rendit të ditës të Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërkomunitetesh është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për numrin personal të identifikimit, pas procedurës së shkurtuar – leximi i dytë.