Shkup, 20 shtator – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, me ftesë të ministrit të Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, sot qëndron për vizitë pune në Hungari.
Në takimin në Budapest është paraparë të shqyrtohen mundësitë për avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjatë kryesisë aktuale të Hungarisë me Këshillin e BE-së, njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane
Do të diskutohet edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe thellimin e tij përmes projekteve të përbashkëta, si dhe për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave dhe nismat rajonale.