Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, në një kumtesë për media thotë që LSDM duhet të reformohet dhe të heqë dorë nga krimi dhe pastaj të pranojë gjithçka që ka ofruar kryeministri Mickoski si platformë bashkimi.
Partia e Mickoskit mbrëmë publikoi dhjetë parimet e unitetit, në të cilat e ftoi edhe LSDM-në.
“Këto janë parimet e unifikimit: Drejtësia dhe shteti i së drejtës, Stop partizimit të shoqërisë, Fundi i konflikteve etnike dhe kërkesave megalomane pas të cilave fshihen interesat fitimprurëse, Të mbrojë dhe përmirësojë standardin e qytetarëve, Shoqëria e drejtë, Edukim i fortë, Përmbushja e qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE, Uniteti kombëtar dhe shtetëror, Lufta kundër migrimit, Ndërtimi i patriotizmit të përbashkët”.
“Me një politikë hipokrite dhe dyfishe, me të njëjtin personel të vjetër dhe të tretur, nuk ndërtohet uniteti. LSDM duhet të pastrohet nga krimi dhe të pranojë këto parime të unitetit”, thonë nga partia në pushtet.