Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup njofton se me rastin e festës kombëtare “8 Shtatori” – Dita e Pavarësisë, të shtunën dhe të hënën do të punojnë sipas orarit të së dielës.
Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur do të jenë në shërbim biletaritë dhe qendrat e personalizimit të Qendrës së Transportit, Gjorçe Petrov dhe Pazari i Gjlebërt.
“Teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10:00 deri në 20:00. Për më tepër, nga ora 19:00 deri në 19:30 është udhëtimi i fundit nga poshtë lart, dhe në orën 19:45 është udhëtimi i fundit nga lart poshtë. Të hënën më 9 shtator teleferiku nuk do të jetë në funksion”, thuhet në njoftimin e NTP-së.