Grubi: Qeveria monoetnike, nuk po respektohet vullneti i shqiptarëve

1 Min. Leximi

Artan Grubi

Sot bashkë me Arbërin dhe Jetonin, në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, takuam z. Paul McCarthy, drejtor për Europë, z. John Fluharty, drejtor për Shqipëri dhe Maqedoni të veriut dhe zonjën Ilina Mangova.

- Advertisement -

Bashkë biseduam për integrimin europian, legjitimitetin, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat, vetingun dhe sundimin e ligjit, bashkëpunimin me IRI , ligjin për gjuhën shqipe, etj.

Legjitimiteti buron nga vullneti i popullit në zgjedhje dhe më pas duhet të reflektojë në institucionet të cilat formohen si rezultat i zgjedhjeve.

Ne po ballafaqohemi me Qeveri me legjitimitet monoetnik që nuk respekton vullnetin e shqiptarëve dhe çdo ditë po cënon barazinë dhe Marrëveshjen e Ohrit, sëfundmi edhe gjuhën shqipe.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull