Arsimi dual është koncept i suksesshëm i cili ka ndryshuar qëndrimin e të rinjve për shkollate mesme profesionale. Që disa vite jep rezultate të shkëlqyera, të cilat nuk do të arriheshin pa mbështetjen të cilën e marrim nga Ambasada Zvicerane, por edhe nga komuniteti i biznesit, i cili zbaton mësimin praktik tek nxënësit. Ky model arsimor do të vazhdojë të zbatohet dhe avancohet, ndërsa së shpejti do të rregullohet sistematikisht me Ligjin e ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim .
Këtë e theksoi ministrjae Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila sot së bashku me ambasadoren e Zvicrës, N.E. Veronik Ulman dhe Antoni Peshev, Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike, vizituan kompaninë Kaz Group, e cila është pjesë e projektit të arsimit dual.
„ Më gëzon fakti që numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme profesionale nga viti në vit po rritet. Gjithastu këtë vit, pas tre afateve të regjistrimit, në shkollat e mesme profesionale u regjistruan pothuajse 12 mijë nxënës nga gjenerata e cila numëron rreth 17 mijë nxënës. Këta janë dy të tretat e nxënësve dhe shpresoj që ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Arsimi dual është i përfaqësuar në 62 shkolla dhe këtë vit kemi regjistruar 3850 nxënës në vitin e parë”, tha Janevska.
Ajo potencoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të vazhdojë si deri më tani me mbështetjen e nxënësve të cilët regjistrohen në shkollat e mesme profesionale. Poashtu njoftoi se së shpejti do të shpallet konkursi për ndarjen e bursave për nxënës në shumë kategori, duke përfshirë nxënësit e dy paraleleve duale dhe profesioneve deficitare, të cilët kanë mundësi të marrin nga 3500 denarë për 9 muaj të vitit.