Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani sot do të vizitojë Austrinë. Sipas njoftimit, ai do të mbajë takim me homologen e tij, Ministren Federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edshtadler.
“Në takimin në Vjenë parashihet të diskutohen marrëdhëniet bilaterale, politika e zgjerimit të BE-së në kuadër të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nga i cili Ministri Murtezani do të informojë për Draft Agjendën e reformuese 2024-2027, e cila paraqet pako gjithëpërfshirëse dhe koherente të masave kuantitative dhe cilësore, për arritjen e qëllimeve për zvogëlimin e konvergjencës ekonomike”, thuhet në njoftimin e MÇE.