Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se ka patur tentim për t’i ofruar atij ryshfet për ta nënshkruar tenderin për korridorin 8, seksioni 3.
Ai tha se është dashur ta nënshkruar këtë dokumentacion të tenderit e cila mbaron më 17 shtator, por se të njëjtën ai nuk e ka pranuar.
“Derisa jam kryeministër, nuk mund të vendos nënshkrim në projekt, të shpenzojë gjysmë miliard para të qytetarëve të mi për projekt i cili përfundon në mes të tunelit, në rrugë qorre. Për shkak se isha viktim e tentimit për mitmarrje lidhur me këtë projekt, tregova se në këtë mënyrë asnjëherë nuk do ta pranoj, për shkak se nuk bëhet fjalë vetëm për taksapaguesit e Maqedonisë por edhe të Europës”, tha Mickoski.