Gashi: Suksese LD-së që tashmë ka treguar përkushtim dhe vizion të qartë

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i i cili ka marrë pjesë në përvjetorin e parë të LD-së së Izet Mexhitit, e ka uruar këtë të fundit për suksesin, përkushtimin dhe vizionin e qartë.

“Sonte, së bashku me Kryetarin Zeqirija Ibrahimi, pata kënaqësinë të marr pjesë në përvjetorin e parë të Lëvizjes Demokratike.

- Advertisement -

Gjatë këtij eventi, i urova kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti, suksese të mëtejshme dhe një të ardhme plot arritje. Kjo datë e rëndësishme shënon fillimin e një kapitulli të ri për këtë parti, që tashmë ka treguar përkushtim dhe vizion të qartë.

Me shpresë që ky përvjetor të jetë vetëm fillimi i shumë të tjerëve, Lëvizjes Demokratike i uroj çdo të mirë dhe sukses në rrugën e saj politike”, ka shkruar Gashi në Facebook.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull