Murtezi: Mesazhi i mirëseardhjes në Shkup në shqip është detyrim kushtetues

1 Min. Leximi

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit dhe anëtar i VLEN-it, Muhamed Murtezi, ka reaguar lidhur me billboardin e mirëseardhjes në Shkup, duke kërkuar korrigjimin e tij dhe vendosjen e mesazhit edhe në gjuhën shqipe.

“Përtej lëshimeve teknike e përmbajtësore të udhëheqësisë së qytetit të Shkupit dhe lotëve të krokodilit të eksponentëve të caktuar opozitarë, një gjë është e sigurt: drejtuesit e VLEN dhe përfaqësuesit e tij në institucionet përkatëse duhet të insistojnë për korrigjimin e gabimit dhe të mundësojnë vendosjen e mesazhit të mirëseardhjes në Shkup edhe në gjuhën shqipe.

Edhe atë, jo sepse dikush e dëshiron këtë ose jo, por ngase është detyrim kushtetues e ligjor. Gjithçka tjetër mund të llogaritet politikë ditore e cilësdo palë!”

ka shkruar Murtezi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull