Nga sonte në mesnatë derivatet do të lirohen për dy denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale. Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.12 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 77,5 denarë për litër EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,5 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 69,5 denarë, dhe vaj ekstra i lehtë (EL- 1) për 69 denarë për litër. Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS nuk ndryshon dhe mbetet 46.295 denarë për kilogram.
Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 4,611 për qind, në dizel me 3,788, në vajin ekstra të lehtë me 4,448 dhe në karburant me 1,779. për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,807 për qind.