KUZESKA: GJENDJA ME ZJARRET ËSHTË ALARMANTE, QEVERIA VONOHET ME MARRJEN E VENDIMEVE

1 Min. Leximi

Shkup, 17 gusht – Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp tha se edhe pse LSDM paralajmëroi, Qeveria vonon me marrjen e vendimeve dhe menaxhon keq me krizën me zjarret.

“Qeveria nuk ka kapacitet të menaxhojë me sfidat. Resurset duhet të përdoren në mënyrë më efikase”, tha Kuzeska.

- Advertisement -

Ajo shtoi se momentalisht nuk është e qartë nëse janë angazhuar forcat republikane kundër zjarrit përmes QMK-së dhe se është e pamjaftueshme angazhimi vetëm i armatës.

“Ministri Toshkovski duhet të zgjohet ose të shkarkohet. Nuk ka mundësi që 5% e territorit të digjet kurse ministri është përgjegjës për arsye se është në krye të komitetit për kriza”, u shpreh ajo.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull