Shkup, 14 gusht – Partia maqedoanase ZNAM, i është përgjigjur sot përmes një reagimi me shkrim, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili një ditë më parë tha se “maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltisin serb, bullgarët dhe grekët”.
“Njëri prej bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të KOS-it në ish-Jugosllavi, Ali Ahmeti, nuk duhet të shqetësohet për mbijetesën e popullit maqedonas, garantuesi më i madh për këtë janë maqedonasit kudo që janë. Në vend që të hapë tema fyese dhe nacionaliste sot kur vendi synon BE-në dhe qeveria e re po përpiqet të rregullojë gjithçka që shkatërruan gjatë njëzet e dy viteve të qeverisjes, le të përpiqet të pastrojë oborrin e tij në parti nga korrupsioni dhe krimi i familjes së tij”, thuhet në reagimin e partisë ZNAM, të Maksim Dimitrievskin.