Arsim Idrizi nga fshati Llojan, kuadër i Alternativës, sot zyrtarisht mori detyrën e re si drejtor i inspektoratit për përdorimin e gjihëve.
“Të nderuar qytetarë, aktivistë dhe votues të koalicionit VLEN,
Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën nga drejtori paraprak në Drejtorinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, z. Fatmir Iseni, të cilit i falënderohem për punën e deritanishme.
Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve!
Falënderoj strukturat e Alternativës por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Idrizi.