BE “godet” përdoruesit e TikTok, hiqet programi nga i cili mund të fitoje para

1 Min. Leximi

Rrjeti social TikTok do të heqë përfundimisht funksionin e fitimit të parave nga ky aplikacion në Francë dhe Spanjë, pas një presioni të bërë nga Bashkimi Europian.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë, të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme, në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.

“Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Rewards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
TikTok Lite është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TikTok u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull