Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social ka shkruar se sot janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me delegacionin e kryeministrit.
Mexhiti shkruan se me kryeministrin Kurti kanë patur një takim pune të frytshëm, konstruktiv dhe vëllazëror.
“Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.
Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Mirë se erdhe, kryeministër!”, ka shkruar Mexhiti.