Pas disa orëve kërkimi policia e gjiti 14 vjeçaren Klara T, e cila kishte ikur nga shtëpia të premten në mbrëmje.
Vajza është gjetur në Qendrën Transportuese në Shkup. Qendra ishte një nga dy lokacionet (pranë parkut të qytetit) ku u bë një kontroll i intensifikuar i policisë për shkak se nëna kishte marrë një njoftim përmes një numri të fshehur telefoni se vajza ishte larguar nga Ilindeni në qendër të Shkupit me autobusin 63 pas sherrit në familje. Nënës i thanë se vajza do ta kalonte natën jashtë ose në stacionin hekurudhor në Shkup ose në parkun e qytetit.
Punonjësit e policisë dhe të afërmit dhe miqtë e Klarës nisënn kërkimet që në orët e para të mëngjesit të dyja lokacionet dhe vajza është gjetur në Stacionin Hekurudhor (Qendra e Transportit) në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme shëndetësore.
Më herët nëna e Klarës informoi për zhdukjen e Klarës dhe kërkoi ndihmë nga të gjithë qytetarët. Rastin po ashtu e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme, ku theksojnë se raportimi për të miturën është bërë më datë 02.08.2024 rreth orës 23:45 nga personi me inicialet E.T 33 vjeç. Sipas njoftimit të MPB-së, personi E.T në raportim ka pohuar se rreth orës 18:00 në lagjen Ilinden vajza e tyre është larguar nga shtëpia, ndërsa arsyeja e largimit ishte një debat i mëparshëm. Sipas familjarëve vajza e mitur ka pasur edhe probleme shëndetësore.
Kjo nuk është hera e para që raportohet për zhdukje të vajzave të mitura. Disa prej tyre janë gjetur pas dy-tre ditëve, ndërsa rasti më tragjik ishe ai i zhdukjes së Vanjës 14 vjeçe e cila u gjet e vdekur, pasi ishte rrëmbyer e më pas ishte vrarë.