Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryetari Gashi ka zhvilluar një takim edhe në Institutin Demokratik Kombëtar, ku ka takuar një delegacion të kryesuar nga Robert Benxhamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore.
Kryetari Gashi falënderoi për mbështetjen e NDI-së për Kuvendin në 25 vitet e fundit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë edhe në fazën e dytë të Programit për Mbështetjen e Kuvendit/PSP.
Ai theksoi se Kuvendi vlerëson lartkontributin dhe mbështetjen e NDI-së për forcimin e zhvillimit institucional, transparences së Kuvendit dhe ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit.