I nxehti më i madh në njëqind vjetët e fundit i ka prekur së fundmi rusët. Në disa qytete, temperaturat maksimale shkuan deri në 35 gradë celsius, duke u konsideruar temperatura më e lartë që nga 1917-a.
Reuters ka raportuar të enjten se në Moskë temperaturat në dimrin e fundit kishin rënë nën 40 gradë celsius, por në korrik ato shkuan në 32.7 gradë, duke shënuar rekord.
Temperaturat e larta të motit kanë shtuar kërkesat për kondicionerë ajri dhe ventilatorë. Në kryeqytetin rus, qytetarët në metro dhe trena u shërbyen me ujë.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, i ka ftuar qytetarët të mos dalin jashtë gjatë pikut të të nxehtit.