Maksim Dimitrievski nga ZNAM dje deklaroi se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar do të dalë nga Qeveria. Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se Dimitrievski është në eufori zgjedhore dhe se flamuri shqiptar nuk duhet t’i pengojë askujt pasi është zyrtar dhe kjo nuk duhet diskutuar.
“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë”, deklaroi Taravari.